Siguria dhe Shëndeti

Dion Platform në kooperim edhe me kompanitë e tjera bashkëpunuese ka ngritur një strukturë të vecantë për trajnimin, aktivizimin, zgjerimin e njohurive të punonjësve mbi Shëndetin dhe Sigurinë në punë. Qëllimi ynë kryesor i përbashkët “Zero Aksidente”, ka çuar në ndërgjegjësimin e punonjësve për zbatimin rigoroz të rregullave për mbajtjen e PMI–ve gjatë procesit të punës, identifikimin dhe marrjen e masave parandaluese për cdo lloj rreziku që mund të paraqitet si dhe vendosjen e sinjalistikës paralajmeruese  të rrezikut në cdo  kantier pune.

Punët me autovinca dhe ato në lartësi paraqesin gjithmonë rrezik, të cilat mund të rezultojnë fatale në rast rënie, por  marrja e masave të duhura siguron dhe shpëton jetën e njerëzve, minimizon aksidentet dhe krijon një mjedis të sigurtë në vendin e punës.

Qëllimi Ynë

Ajo cka duam te implementojme eshte kultura e te punuarit ne menyre te sigurte, bashkepunimin dhe komunikimin e mire ndermjet punonjesve, minimizimin e stresit gjate punes. Kur flasim per Shendetin & Sigurine ne pune nenkuptojme shkembimin e informacionit me te gjithe ata qe na rrethojne, vendosjen e standarteve qe duam te ndjekim: I sigurte per vete, siguro shokun.